leoni

Edi Rama: Fëmijët janë duke u përdorur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, si kamikazët e terroristëve të Boko Haramit

Edi Rama: Depolitizimi i komisioneve ishte ndër pikat kryesore, që në raportin e parë të ODIHR-it, për zgjedhjet në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama,  tha sot në Kuvendin e Shqipërisë se  arsyeja kryesore e sherreve dhe luftërave mes palëve politike në Shqipëri janë komisionet zgjedhore, pra ata që identifikojnë dhe numërojnë votat, të cilët janë të politizuar. Kreu i qeverisë theksoi se depolitizimi i komisioneve ka qenë një ndër pikat kryesore që në raportin e parë të ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa shtoi se edhe sot në vitin 2020 ky mbetet një mision i pamundur. Duke u ndalur te identifikimi elektronik, Rama u shpreh se është e pamundur që të arrihet në zgjedhjet e 2020-ës, por sipas tij, mazhoranca ka pranuar që të futet pjesërisht dhe në një pjesë të zonave të vijohet me tradicionalin. Partia Demokratike mund të zgjedhë vetë një njeri dhe ta vendosë aty që të merret me teknologjinë, pasi shumica nuk do ta kundërshtojë. “U jam mirënjohës ambasadorëve, që dalin nga roli dhe mandati i tyre, dhe bëjnë arbitrin, duke parë ping-pongun shqiptar. Sidoqoftë mbetet me vlerë fakti se së paku diskutimet bëhen me dëshmitarë. Së paku, kur të tjerët që marrin ato email-et dhe mesazhet e pafundme të gënjeshtrave nga selia e opozitës, të kenë mundësinë të verifikojnë burimin, duke folur me përfaqësuesit e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …