Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama do të shfuqizoj ligjin për investitorët strategjikë

Qeveria shqiptare ka njoftuar se do të shfuqizojë Ligjin për Investimet Strategjike, një vendim që vjen në kuadër të angazhimeve ndaj Bashkimit Evropian dhe mes protestave kundër projekteve turistike në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ligji, i miratuar fillimisht në vitin 2015, e ka përmbushur misionin e tij dhe nuk do të vazhdojë të jetë në fuqi. Ligji kishte ofruar lehtësira të shumta për investitorët strategjikë, përfshirë procedura të përshpejtuara, përdorimin e tokës publike dhe mundësinë e shpronësimit për interes publik. Vendimi për shfuqizimin e tij vjen pasi Bashkimi Evropian kishte kërkuar prej vitesh rishikimin e këtij mekanizmi, duke shprehur shqetësime për mungesën e transparencës dhe trajtimin preferencial të investitorëve të caktuar. Debati është intensifikuar pas dhënies së statusit të investitorit strategjik, në fund të vitit 2024, kompanisë së lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, për projektin e resortit luksoz në ishullin e Sazanit. Ndërkohë, mijëra qytetarë kanë vijuar protestat në Tiranë, Vlorë dhe në disa vende të tjera të botës kundër projektit turistik në Zvërnec, duke ngritur shqetësime për dëmtimin e mjedisit dhe çështjet e pronësisë së tokës. Zona e Zvërnecit konsiderohet habitat i rëndësishëm natyror për flamingot, breshkat e detit dhe specie të tjera të mbrojtura, ndërsa flamingoja është shndërruar në simbol të protestave, të njohura tashmë si “Revolucioni i Flamingos”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Tubimi ka devijuar, po dëmton imazhin e vendit dhe turizmin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në protestat që …