Olta Xhaçka: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Shqipërisë në fushën e mbrojtjes

SHBA mesazh Tiranës: Mirëpritni investimet, por mbroni sektorët strategjikë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Shqipëria që të ruajë ekuilibrin mes tërheqjes së investimeve të huaja dhe mbrojtjes së interesave kombëtare në sektorët strategjikë dhe infrastrukturën kritike. E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, deklaroi se investitorët seriozë kërkojnë rregulla të qarta, siguri juridike dhe mbrojtje nga aktorët që nuk respektojnë standardet ndërkombëtare. Duke folur në prezantimin e draft-kornizës për shqyrtimin e investimeve të huaja, VanHorn tha se mekanizmi i ri nuk duhet parë si pengesë burokratike, por si një deklaratë strategjike që dëshmon se Shqipëria është e hapur për biznes, duke mbrojtur njëkohësisht interesat e saj kombëtare. “Kompanitë amerikane janë këtu  në energji, ndërtim dhe teknologji  dhe shumë të tjera po shqyrtojnë mundësinë për të investuar në Shqipëri. Por investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta dhe se sektorët strategjikë mbeten të mbrojtur”, theksoi ajo. VanHorn shtoi se miratimi i ligjit është vetëm hapi i parë, ndërsa zbatimi i tij do të përcaktojë suksesin ose dështimin e këtij mekanizmi, duke garantuar mbështetjen e SHBA-së gjatë këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Pas raportit të paraqitur nga drejtori i AKI-së, konstatojmë që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur

Ganimete Musliu: GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, …