Edi Rama i ka dërguar një mesazh solidarizimi kryetari, Joe Biden, pas vrasjes së 3 ushtarëve amerikanë në Jordani

Edi Rama i ka dërguar një mesazh solidarizimi kryetari, Joe Biden, pas vrasjes së 3 ushtarëve amerikanë në Jordani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  i ka dërguar një mesazh solidarizimi kryetarit të Amerikës, Joe Biden, pas vrasjes së 3 ushtarëve amerikane në Jordani.  Në këtë kohë të vështira duhet të qëndrojmë të bashkuar. Si aleatë qëndrojmë me SHBA me solidaritet”, shkruan Rama mes të tjerash. Tre ushtarët amerikanë mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Jordani nga një dron i cili u ngatërrua me një dron amerikan që po kthehej në bazën amerikane. Ndërsa droni i armikut po fluturonte në një lartësi të ulët, një dron amerikan po kthehej në bazën e vogël të shkretëtirës të njohur si Kulla 22. Si rezultat, nuk pati asnjë përpjekje për të rrëzuar dronin e armikut që goditi bazën të dielën herët në mëngjes. Një prej objekteve ku flinin trupat amerikane pësoi dëmin më të madh nga goditja, ndërsa zonat përreth patën dëme të kufizuara nga shpërthimi dhe mbeturinat që fluturuan tutje. Zyrtarët thanë se nga 34 trupat e plagosur, shumica kishin prerje, mavijosje, lëndime në kokë dhe plagë të ngjashme.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …