Kryeministri, Edi Rama me tone të ashpra, iu ka përgjigjur akuzave të opozitës për projektin e Portit të ri të Durrësit

Edi Rama: Kemi mbajtur qëndrim parimor e politik në funksion të nxitjes së Brukselit lidhur me veprimet e Serbisë në Veriun e Kosovës

Sot në Kuvendin e Shqipërisë ku po debatohet për rezolutën lidhur me Kosovës, kryeministri i vendit, Edi Rama ka thënë se një ngjyrë që shpërtheu si një forcë tronditëse, prej kohësh tashmë prodhohet tensioni që kthen mbrapsht procesin e dialogut, zhvillimi pas shpërthimit kishte pamjen e një materiali arkivor nga lufta e ish Jugosllavisë grumbullimi ishte si një ftesë, për të prodhuar alibi,  fundi ishte shembullor falë veprimeve të forcave të sigurisë të cilat nuk ranë në kurthin e ngritur me një gjakftohtësi të përballueshme. Duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë dhe të drejtë të mundshme provokimit djallëzor, epilogu i ngjarjes shpallja e zisë kombëtare për kriminelët e eleminuar nga forcat e sigurisë së Kosovës pasi i morën jetën, ishte shëmbëlltyra. Aprovimi ia saj nga 27 vende anëtare përkoi proceduralisht dhe shpalljes së zisë kombëtare. Shqipëria është zëri më i respektuar.  Ishte manifestim pakënaqësie për të dhënë një mesazh të qartë mbi peshën e asaj ngjarjeje për normalizim mes dialogut, duhet të jetë e qartë se nuk bëmë një gjest konsumi, mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve. Pozicioni i dobësuar i Kosovës në sytë e BE dhe Amerikës  si dhe vetë viktimizimi i vetë Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra nga gabimet e Prishtinës zyrtare e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë, e kemi vijuar në çdo instancë, ka thënë mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …