Cedomir Jovanovic

Çedomir Jovanoviq: Serbët për 30 vjet me radhë, kanë humbur jetët e tyre në Kroaci, në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë

Kryetari i Partisë Liberal-demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka komentuar  situatën më të re pas agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator. Ai tha se e gjithë kjo vjen nga mungesa e përgjigjes se çfarë është e ardhmja e Kosovës. Lidhur me agresionin terrorist nga Serbia përmes një grupit kriminal serb në veri të Kosovës, Jovanoviq tha se ndiente keqardhje për policin e vrarë të Kosovës, por edhe për ata serbë fatkeq që humbën jetën ashtu siç kanë humbur jetën serbët për 30 vjet me radhë, në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. “Fatkeqësisht këto janë pasojat e gabimeve të mëdha e mungesë së marrëveshjeve, e pa siqneritetit që aq shumë ka ngarkuar jetesën e serbëve në Kosovë. Për situatën në të cilën ndodhemi, ai i vë përgjegjës liderët politikë rajonal, por edhe në BE. Unë besoj se në Kosovë mund të ketë bashkëjetesë. Kam shumë miq në Kosovë që duan paqen, ashtu sikurse edhe në Serbi ka shumë njerëz që e duan paqen. Ashtu edhe serbët në Kosovë janë të vetëdijshëm se nuk ka lumturi, nëse nuk ka edhe pala tjetër. Paqja e lumturia është e ndërsjellë”, deklaroi Jovanoviq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …