Edi Rama: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “çmenduri dhe mizori”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomat e Specializuara të Kosovës për dënimin me nga 45 vite burg të ish-udhëheqësve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama e cilësoi kërkesën si një akt të papranueshëm dhe të pakuptueshëm. Mu desh dhe më duhet kohë të kuptoj se si mund të përballet një gjë e tillë — një çmenduri, një paturpësi, një mizori  me fjalë,” deklaroi ai. Sipas tij, kërkesa për 45 vite burg për secilin nga katër figurat e luftës çlirimtare përbën “një bombë të hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës”. Rama kritikoi gjithashtu Prokurorinë, duke thënë se pas gjashtë vitesh hetime nuk janë paraqitur prova të qarta për ekzistencën e një plani apo strukture të organizuar për sulme ndaj civilëve dhe se nuk mund të dënohet një udhëheqës vetëm për faktin se ka qenë në krye të një lufte çlirimtare pa u provuar urdhërimi i drejtpërdrejtë i krimeve. Në fund, ai shtoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi prokurorët, por edhe mbi shtetet që e mbështesin dhe financojnë gjykatën, duke e cilësuar situatën “një turp ndërkombëtar”.

Kontrolloni gjithashtu

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …