Edi Rama:

Edi Rama: Kësaj radhe kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur për mikpritjen e turistëve dhe operatorët turistikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë në Durrës, për sezonin e ri të turizmit. Rama ka thënë se qeveria ka mësuar nga sezoni i kaluar dhe ka premtuar se kësaj radhe kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur për mikpritjen e turistëve dhe operatorët turistikë do të kenë sa më pak shtrëngesa. Shqipëria ka varur shpresat nga Kosova edhe për këtë sezon turistik, i dyti në kohë pandemie. Kurse sipërmarrësi i njohur shqiptar, pronari i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, në takim me kryeministrin Rama, ka propozuar idenë e vaksinimit të stafeve të hoteleve, për të pasur mundësi që t’u shërbejnë turistëve të huaj që do të vijnë gjatë verës në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …