Në 22 vjetorin e rënies nderohen dëshmorët dhe martirët e familjes Rama nga Kastrioti

Në 22 vjetorin e rënies nderohen dëshmorët dhe martirët e familjes Rama nga Kastrioti

Kastrioti sot ka përkujtuar 10 anëtarët e familjes Rama në mesin e tyre edhe fëmijë, të vrarë para 22 viteve nga forcat serbe. Për t’i nderuar të rënët e familjes Rama, sot u vendosen kurora lulesh pranë përmendores në këtë qytet. Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dhjetë dëshmorëve të familjes Rama nga Kastrioti kanë bërë homazhe pranë lapidarit bashkëluftëtarë, qytetarë, deputetë dhe kryetari i komunës  me bashkëpunëtorë. Kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi tha se sot po nderojnë dhe kujtojnë jetën dhe veprën e familjes Rama që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Jemi këtu për të kujtuar që sakrifica e familjes Rama dhe shumë familjeve të tjera sollën lirinë të cilën ne sot po e gëzojmë”, tha Gashi. Familjari i dëshmorëve Arben Rama ka rrëfyer për luftën që kanë bërë këta të rënë 22 vjet me parë forcat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …