Edi Rama

Edi Rama: Mjegulla e ngritur mbi agjentët dhe objektet e rëndësisë së veçantë ishte për të qarë e për të qeshur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar, sulmin e qytetarëve rusë dhe ukrainas të arrestuar në uzinën e Gramshit. Gjatë konferencës ditën e sotme me kryeministrin e Luksemburgut, Ksavier Bettel, ai tha se është për të qeshur gjithë rëndësia që iu dha kësaj çështjeje dhe mënyra si u trajtua, pasi ajo uzinë nuk është një objekt i rëndësisë së veçantë, është thjeshtë një karakatinë e komunizmit, e cila është në atë gjendje sa i priten edhe dritat. Ai u shpreh se me rëndësi është qëllimi i tyre në Shqipëri dhe për këtë gjë po punojnë hetimet të cilat pritet të nxjerrin në dritë rezultate. Të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar mbetjet e komunizmit është qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë është që çfarë qëllimesh kanë këta persona në vendin tonë. I takon hetimit të nxjerrë më shumë, shqetësimi ynë është se çfarë qëllimesh kanë këta persona. Duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi se cili është qëllimi i vërtetë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …