leoni

Edi Rama

Edi Rama: Ne e mbështesim Ukrainën por nuk jam i sigurt se me mbështetjen tonë ajo mund ta fitojë luftën

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama mori pjesë në edicionin e 17-të Forumit Strategjik, që po mbahet në Bled të Sllovenisë. Gjatë fjalës së tij, ai rikonfirmoi  mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën. Rama tha se shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë është lufta, ndryshe nga perëndimorët. Nëse do të flisnin për rrezikun e lodhjes duhet të kishit ftuar vende të tjera këtu. Në vend të Kroacisë, duhet të kishit ftuar Gjermaninë. Në vend të Shqipërisë, duhet të kishit ftuar Italinë. Duhet të flasim për të tjerët sepse nuk mendoj se rreziku i lodhjes është në Shqipëri. Ne e kemi parë luftën gjatë jetës dhe e dimë çfarë është ajo. Unë besoj se ka një rrezik të madh. Kufiri i dhimbjes është shumë i lartë. Ukrainasit janë njerëz të fortë. Lajm i mirë është që Ukraina nuk e ka humbur luftën, por as Rusia nuk e ka fituar. Ne jemi gati me zemër të mbështesim Ukrainën deri në fund. Nuk jam i sigurt që Shqipëria mund ta ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …