Edi Rama nga Kopenhaga: Shqipëria po vrapon drejt BE-së, “të mëdhenjtë” të mos na mbajnë jashtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga samiti i Komunitetit Europian që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës, deklaroi se Shqipëria është duke ecur me shpejtësi drejt Bashkimit Europian pas hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave për anëtarësim. “Ne po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi të gatshëm së shpejti. Tani u takon të mëdhenjve në dhomë që të mos presin më, por të na pranojnë brenda, sepse Shqipëria do të jetë një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian,” tha Rama. Kryeministri shtoi se integrimi i Shqipërisë është i pakthyeshëm dhe se vendi tashmë ka dëshmuar përkushtim të plotë ndaj reformave dhe standardeve evropiane. Kopenhagë, Rama foli edhe për krijimin e postit të ri qeveritar, ministren për Inteligjencë Artificiale, Diellën, duke u ndalur te kritikat e shumta që janë bërë rreth saj. Ai tha se ky është një hap i domosdoshëm për të përqafuar të ardhmen dhe për të mos mbetur pas në zhvillimet teknologjike.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha: Kosova ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme për të rikthyer besimin me SHBA-në

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se Kosova po përballet me një krizë të …