Edi Rama

Edi Rama: Pjesën kritike të buxhetit për pandeminë, që duhet ta kemi të garantuar, ne e kemi të garantuar me Turqinë

Kryeministri, Edi Rama  ka thënë se do ketë disa shkurtime nё buxhetin e shtetit pёr tё siguruar fondet pёr planin e masave lidhur me pёrballimin e situatёs nga kriza qё po shkakton mbyllja e aktivitetit tё bizneseve dhe pagat e punonjёsve qё iu duhet të vetëizolohen. Njё pjesё e fondeve ёshtё marrё nga koncesionet e parashikuara, tha ai, rreth 17 milionё dollarë. Ai tha se prej dy javësh një listë me nevojat e Shqipërisë ndodhet në tryezën e Erdogan, duke thënë se ndihma është e garantuar. “Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm dhe kjo nuk ёshtё sekret. Ne prej dy javësh, kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë me kërkesa për të mbuluar ato që ju thatë. Rama tha se “atë pjesën kritike,  që duhet ta kemi të garantuar, ne e kemi të garantuar me Turqinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …