Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se më 26 maj Shqipëria do të çelë zyrtarisht fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropianë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. Rama theksoi se ky zhvillim vjen pas përmbylljes së fazës hyrëse të negociatave dhe përfshin ballafaqimin mes institucioneve të Bashkimit Evropianë dhe vendeve anëtare mbi përmbushjen e detyrimeve nga Shqipëria. Në deklaratën e tij, kryeministri u ndal edhe te opozita, të cilën e akuzoi për përpjekje për të dëmtuar imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare, përmes protestave dhe deklarimeve kritike ndaj qeverisë. Sipas tij, pavarësisht këtyre qëndrimeve, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë po vazhdon përpara dhe zhvillimet në Bruksel dëshmojnë progresin e arritur. Rama shtoi se objektivi strategjik i vendit mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropianë brenda kësaj dekade, duke e cilësuar procesin e negociatave si një rrugëtim të vështirë, por të suksesshëm deri tani.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
