KQZ: 31 maji afati i fundit për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se data 31 maj është afati i fundit për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për të marrë pjesë në procesin e votimit. Sipas KQZ-së, qytetarët që i përkasin kësaj kategorie mund të aplikojnë përmes platformës online të institucionit ose duke u paraqitur fizikisht në Zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Procesi i aplikimit për votuesit me nevoja të veçanta ka nisur më 22 maj dhe do të qëndrojë i hapur deri në fund të muajit, me qëllim garantimin e pjesëmarrjes së barabartë në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK Gjakovë fton në ceremoninë përkujtimore për Dëshmorët e Morinës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Gjakovë njofton familjet e dëshmorëve, …