Edi Rama

Edi Rama: Vaksinimi nuk është me detyrim, por shqetësimi po vjen në rritje, sidomos nga ata tashmë janë vaksinura

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  theksoi sërish sot rëndësinë e procesit të vaksinimit nga qytetarët, si e vetmja masë për t’u mbrojtur nga infeksioni Sars-Cov-2. Rama gjatë një bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, tha se vaksinimi nuk është me detyrim, por shqetësimi po vjen në rritje, sidomos nga ata që janë të vaksinuar tashmë. “Nuk ka asnjë detyrim vaksinimi me zor, por ka një shqetësim që po vjen në rritje, pasi po shikojmë çfarë po ndodh në vende të tjera dhe ka një domosdoshmëri për të rritur ndjeshmërinë e shumëkujt lidhur me faktin se vaksinimi është shpëtim, lehtësim i konsiderueshëm, garanci e pakontestueshme shkencore”, tha Kryeministri. Nga ana tjetër, sipas Kryeministrit Rama, është edhe një çështje e natyrës parimore apo edhe morale. “Ka të bëjë me faktin se shumëkush që ndjek shkencën, rrugën normale të vaksinimit për të garantuar veten apo të tjerët, ndjehet në vështirësi apo i kërcënuar, kur në mjedise të përbashkëta ndeshet me dikë që nuk është i vaksinuar”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …