Edita Tahiri: Ambasadorët e huaj po mbështesin Kosovën, tanët në fushatë partiake, situatë paradoksale

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së diplomatëve kosovarë, duke e quajtur situatën “paradoksale” dhe shqetësuese për imazhin e vendit. Tahiri theksoi se, ndërsa ambasadorët e vendeve mike janë të angazhuar për të mbështetur stabilitetin dhe funksionimin institucional të Kosovës pas zgjedhjeve, disa ambasadorë të Kosovës po shfaqen në aktivitete partiake të Vetëvendosjes. Ambasadorët e huaj në këmbë për të përkrahur Kosovën stabile e funksionale pas zgjedhjeve, ambasadorët tanë në këmbë në fushata partiake. Çfarë situate paradoksale! Aleatët na shikojnë me keqardhje”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …