Edita Tahiri

Edita Tahiri: Diplomacia ndërkombëtare mund t’i rrisë presionet ndaj Kosovës për Asociacionin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka paralajmëruar se diplomacia ndërkombëtare mund të shtojë presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pas zhvillimeve të fundit në procesin e dialogut në Bruksel. Sipas Tahirit, ndërmjetësi i dialogut Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, gjatë takimeve të fundit ka zhvilluar bisedime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić. Ajo tha se në këto takime Vuçiç ka kërkuar themelimin e Asociacionit, ndërsa Kurti ka insistuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, mungesa e kërkesës së drejtpërdrejtë për njohje reciproke nga ana e Kosovës mund të ndikojë që presioni ndërkombëtar të përqendrohet më shumë mbi Prishtinën sesa mbi Beogradin. Tahiri ka deklaruar se diplomacia funksionon mbi bazën e negociimit dhe balancimit të kërkesave, duke shtuar se një qasje e gabuar negociuese mund ta vendosë Kosovën në pozitë më të pafavorshme në procesin dialogues. Ajo gjithashtu përmendi se ideja e njohjes reciproke është mbështetur më herët nga presidentët amerikanë, përfshirë Donald Trump dhe Joe Biden, duke theksuar se kjo duhet të mbetet objektiv qendror i politikës së jashtme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pirro Vengu: Paniku i Beogradit për stërvitjen Shqipëri–Kosovë–Kroaci, i pajustifikuar

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka konsideruar reagimet e Beogradit ndaj stërvitjes së përbashkët …