Edita Tahiri

Edita Tahiri: Osmani u bind se do të mbështetet nga VV për mandatin e dytë presidencial

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, ku ajo njoftoi mandatin e Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë së re. Tahiri ka kritikuar vendimin e presidentes, duke theksuar se Osmani po vepron me kalkulime politike dhe jo në bazë të garancive kushtetuese për shumicën parlamentare. “Osmani mbështeti dy mandatarë të qeverisë nga VV pa qenë e bindur se e kanë shumicën e votave në parlament, mirëpo ajo u bind se do të mbështetet nga VV për mandatin e dytë të saj si kandidate për presidente”, ka shkruar Tahiri. Reagimi i ish-kryenegociatores vjen pas zhvillimeve të fundit politike, ku pas dorëheqjes së Qeverisë Kurti, presidentja Osmani i dha mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje. Tahiri ka vlerësuar se ky veprim tregon një afërsi politike mes Osmanit dhe Vetëvendosjes, që sipas saj, lidhet me interesat e ardhshme për zgjedhjet presidenciale.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Deri në ora 11.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë 6.13 për qind e qytetarëve me të drejt vote

Deri në ora 11.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë 6.13 për qind e qytetarëve me …