Brickos

Edita Tahiri

Edita Tahiri, tani që nuk është në ekipin e dialoguesve me Serbinë sulmon Thaçin, duke harruar “fjollën” e fusnotës

Partia  e quajtur, “Alternativa Demokratike e Kosovës”, e regjistruar qysh moti por pa anëtarësi, ashtu si partijëza e Gjegj Dedajt pa nam e nishan, në vashimësi kanë prodhuar ministra e zëvendësministra. E ashtuquajtura ADK  e udhëhequr nga ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, të cilën, në atë detyrë  e kishte caktuar kryetari, Hashim Thaçi, asokohe kryeministër, tani kur nuk është më ne grupin e dialoguesve kundërshton fuqishëm idetë e rrezikshme të Thaçit për ndryshimin e kufijve. Në vitet e fundit kjo zonjë me memorie të skaduar, harron sa herë ka ngritur në qiell dialogun e saj me Serbinë,  sa e sa herë ka thënë se këto biseda ishin historike, se Kosova me to ka fituar “subjektivitet” ndërkombëtar. Po ashtu harron milionat që ka marrë nga buxheti i Kosovës në krye të ekipit të turpit që solli Serbinë në Kosovë. Tani kjo zonjë është sekëlldisur aq shumë për fatin e Kosovës, duke harruar edhe  sesi e interpretonte fusnotën e turpit mbi Republikën e Kosovës, që cilën e quante  fusnotë, si  “fjolla” e borës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …