Brickos

OAK: Mundësia, kapacitetet dhe vullneti nuk është duke munguar në mesin e biznesmenëve nga Diaspora

OAK: Mundësia, kapacitetet dhe vullneti nuk është duke munguar në mesin e biznesmenëve nga Diaspora

Mundësia, kapacitetet dhe vullneti nuk është duke munguar në mesin e biznesmenëve nga Diaspora për të investuar në Kosovë tha ndër të tjera Jeton Krasniqi biznismen me qëndrim në Itali gjatë vizitës që zhvilloi në Odën e Afarizmit të Kosovës. Ai shtoi që për t’u realizuar kjo, Kosova duhet të krijojë kushte shumë më të favorshme në të gjitha fushat si në ofertë ashtu edhe në krijimin dhe funksionalizimin e ligjeve. OAK e njoftoi Krasniqin me punën  dhe kontributin që është duke dhënë në zgjidhjen e problemeve që është duke i hasur biznesi dhe ftoi atë dhe bizneset e tjera që të jenë pjesë e OAK-së, duke dhënë  kontribut në këtë drejtim. Për më shumë, Jeton Krasniqi ka në Itali disa biznese, si agjenci për shërbimin e të huajve, shërbime ndërlidhëse me biznese dhe pastrim. Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi dhe koordinatorja Donika Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …