Edward Joseph

Edward Joseph: Kosova nuk mund të përballojë armiqësimin me SHBA-në

Pas tensioneve të krijuara me dy administrata të njëpasnjëshme amerikane, qeveria Kurti po përballet me kritika të reja nga Shtetet e Bashkuara, këtë herë për bllokimin e procesit të certifikimit të KQZ-së. Profesori i njohur i Universitetit “Johns Hopkins”, Edward Joseph, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se raportet me SHBA-në po rrezikohen në mënyrë të panevojshme. Joseph u shpreh se Kosova nuk ka luksin të hyjë në kurs përplasjesh me aleatin e saj kryesor. Sipas tij, asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të mbijetojë politikisht duke u vendosur në kundërshtim me SHBA-në, vend që e ka mbështetur Kosovën në momentet më vendimtare. “Kosova nuk mund të përballojë të armiqësohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do ta përsëris këtë: asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me mikun dhe fuqinë e saj numër një”, theksoi Joseph, duke nënvizuar se gabimet aktuale të qeverisë po e ekspozojnë vendin ndaj rreziqeve të panevojshme strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti thirrje për mobilizim në Shkup: Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, ka …