Edward Joseph

Edward Joseph: Qeveria Kurti po e çon Kosovën drejt izolimit diplomatik

Profesori Edward Joseph nga Universiteti Johns Hopkins ka paralajmëruar se Kosova po shkon drejt një izolimi diplomatik për shkak të veprimeve dhe mungesës së koordinimit të qeverisë Kurti me partnerët ndërkombëtarë. Joseph tha se pezullimi i dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara është një hap i rëndë dhe sinjal alarmant për Kosovën. “Administrata amerikane përmendi qartë kryeministrin Kurti, deklaratat dhe veprimet e tij që kanë cenuar përparimin e arritur me shumë mund. Kjo është një situatë e keqe për Kosovën,” theksoi ai. Joseph kujtoi se problemet nuk janë të reja, pasi edhe gjatë administratës së Joe Biden ka pasur përplasje mes qeverisë së Kurtit dhe Washingtonit, pavarësisht qëndrimit miqësor të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. “E vërteta është se imazhi i Kosovës është dëmtuar ndjeshëm. Ndërkohë që Serbia po përgatitet të nisë dialogun strategjik me SHBA-të, Kosova e ka të pezulluar këtë proces. Kjo është një goditje serioze,” u shpreh Joseph. Ai shtoi se mungesa e koordinimit, tensionet e brendshme politike dhe mosveprimet efektive ndaj Serbisë e kanë lënë Kosovën në pozitë të dobët. “Kosova është një vend i vogël, që ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së, pavarësisht se kush është në administratë. Pa këtë partneritet, Kosova rrezikon të mbetet e izoluar,” tha profesori amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha: Kosova ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme për të rikthyer besimin me SHBA-në

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se Kosova po përballet me një krizë të …