Ejup Maqedonci, në takimin ministerial, në Tiranë, ka folur për sulmin në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, në veri

Ejup Maqedonci, në takimin ministerial, në Tiranë, ka folur për sulmin në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, në veri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se në takimin ministerial të Iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut, që po zhvillohet në Tiranë, ka folur për sulmin që u bë në kanalin kryesor të Ibër Lepencit. Ai   e ka ngritur edhe çështjen e qasjes hegjemoniste dhe shoviniste të Serbisë karshi Kosovës dhe refuzimin e saj për të marrë përgjegjësitë e kërkuara ndaj sulmit dhe agresionit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, duke mos bashkëpunuar për nxjerrjen e të përfshirëve para drejtësisë. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tashmë është e gatshme për të marrë përgjegjësi të plota dhe për të dhënë kontributin e saj si anëtarë e plotë e Iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut. Nuk ka asnjë forcë sado agresive në politika dhe brutale në veprime, që mund ta ndaloj rrugën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës. Për mbrojtjen e sigurisë nacionale, për paqe rajonale dhe për integrime euro-atlantike, ka shkruar Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ nis përgatitjet intensive për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar një program disaditor trajnimi për stafin dhe trajnuesit  që …