Ekipet e Ndëermarrjes Publike Lokale (NPL) “Ambienti” në Ferizaj kanë vazhduar aksionin për pastrimin dhe lirimin e trotuareve nga barishtet. Qëllimi i këtij aksioni është krijimi i kushteve më të mira për lëvizje të lirë dhe të sigurt të qytetarëve, si dhe ruajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirat publike.
Aksioni ka filluar në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Ferizajt dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim mirëmbajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e infrastrukturës publike për të gjithë qytetarët.