Ekrem Kastrati: Partitë tjera po na bëjnë telashe duke sjellë militant nga komunat tjera në Malishevë

Koalicionit për “Kosovën Fituese” që përbëhet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, – Konservatorët – Forumi Intelektualka vazhduar aktivitetin fushatës zgjedhore në Malishevë. Gjatë fjalës para të pranishmëve të shumtë, kryetari i kësaj komune që vije nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka theksuar se komuna që ai drejton, këto ditë është në telashe nga militant të partive politike që po i sjellin për fushatë në Malishevë. “Partitë e tjera kanë sjellë njerëz prej Gjilanit gjatë fushatës, dhe na e kanë bllokuar qytetin” ka theksuar kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai ka shfaqur bindjen në fitoren e koalicionit për “Kosovën Fituese” dhe ka shtuar se me qeverisjen e Kosovës nga ky koalicion dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të fiton gjithë Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …