Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër, reagimet politike nuk kanë munguar. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka shprehur hapur dyshimet e saj për mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje e ka “bindur” presidenten për këtë vendim. Osmani kishte deklaruar më herët se është bindur se LVV mund të sigurojë shumicën parlamentare për formimin e qeverisë. Por Hoxha kërkoi qartësi, duke ngritur pyetje publike mbi bazën ligjore dhe politike të atij vlerësimi. Me çfarë të kanë bindur e nderuar Presidente? A mos i kanë nënshkrimet e deputetëve që e përbëjnë 61-shin? Apo ekziston ndonjë marrëveshje politike që e garanton shumicën. Një vendim i tillë nuk përbën befasi, duke aluduar në afërsinë që, sipas saj, Osmani ka treguar me Lëvizjen Vetëvendosje. E bindur ndaj Kurtit keni qenë në vazhdimësi, andaj edhe kjo sot nuk përbën befasi , shtoi Hoxha. Reagimi i Eliza Hoxhës pasqyron skepticizmin e opozitës ndaj mënyrës së menaxhimit të krizës institucionale nga presidentja Osmani. Pyetjet mbi ekzistencën e shumicës parlamentare për Konjufcën mbeten të hapura, ndërsa reagime të ngjashme po e thellojnë ndarjen midis institucioneve dhe partive kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu reagon pas kallëzimit penal të Faton Pecit ndaj gazetarit: “Ironia e fatit, apo karma në veprim?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të ministrit në …