Eliza Hoxhës i ngel në fyt “dobar dani” serb i bashkim-vëllazërimit, për një foto të UÇK-së

Eliza Hoxhës i ngel në fyt “dobar dani” serb i bashkim-vëllazërimit, për një foto të UÇK-së

Mbetjet e ricikluara të kohës së “bashkim vëllazërimit” në Kosovë, nuk po arrijnë ta kuptojnë se ka vdekur përgjithmonë ajo koha e tyre e “artë” e kohës së Titos dhe se Serbia  kurrë nuk i ka dashur shqiptarët, madje tani nuk i duron dot as disa nga shqiptarët e ndershëm (posteni siptari), të cilët çuditërisht dhe në mënyrë tejet fanatike nuk i shqiten dot përpjekjeve  të tyre  për ringjalljen e bashkim vëllazërimit.

Kjo “artiste” e cila hyn e del në Serbi, sikur të jetë në shtëpinë e saj,  sot më 30 maj 2018, duhet të udhëtonte për të qenë pjesëmarrëse në festivalin e përbashkët Kosovë-Serbi, i njohur si ‘Mirdita, Dobar Dan”, por serbët e ndaluan në kufi dhe e kontrolluan, sikur e kanë zakon, kur janë në pyetje shqiptarët, madje tani edhe kumbarët e pobratimët e tyre të dikurshëm e të sotëm. Por ata kurrë nuk e kanë ndaluar Veton Surroin, i cili i përuron në “Francuska 7”, në Beograd  edhe librat e tij të përkthyera serbisht, nuk e pengojnë dot kumbarën e stanishiqit, Bato Haxhiu dhe tërë një staf të vetëquajturish intelektualë, të cilët mund të mos shkojnë kurrë me dëshirë në Shqipëri, por nuk e marrin dot me mend të mos shkojnë, në Serbi. Elizës iu gjet një foto e UÇK-së, dhe kjo i mjaftoi policisë së Serbisë për t ia konfiskuar  atë foto.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …