leoni

Ramush Haradinaj: Kur provuam ta rrëzojmë Gjykatën Speciale nuk e morëm parasysh Amerikën, por nuk i bëmë votat

Kryeministri Haradinaj reagon pas ndalimit të Eliza Hoxhës nga Policia e Serbisë (!)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të Eliza Hoxhës në kufi me Serbinë dhe thotë se me veprime të tilla, Serbia po rrënon gjithçka. Autoritetet serbe me aktin e ndalesës në kufi të artistëve kosovarë, të ftuar në festivalin “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, po rrënojnë edhe ato pak mundësi për vendosjen e një komunikimi normal me Kosovën, qoftë edhe përmes artit. Artistët dhe të rinjtë nga Kosova po i nënshtrohen bastisjes së rreptë në kufi me Serbinë, ku policia serbe ua ka bërë me dije se dy ekspozita nuk do të lejohen për shkak të përmbajtjeve artistike të tyre. Me pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe ideve, Serbia po e minon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është në kundërshtim me frymën dhe vlerat europiane”, ka shkruar Haradinaj, i cili për veteb e vet e di se kurrë nuk do të lejohet ta vizitojë Serbinë, po shpreh dhembje pse të rinjtë shqiptarë po pengohen ta vizitojnë vendin ku kanë jetuar dhe jetojnë kriminelët më mizorë të shekullit. (!)

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …