Elmije Plakiqi

Elmije Plakiqi: Sot të gjitha rrugët çojnë në Prekazin heroik

Në vendin ku u ndeshën drita me errësirën, robëria me Lirinë, madhështia me shëmtinë! Sot e 24 vite më parë forca të shumta ushtarake policore e paramilitare serbe iu drejtuan Prekazit heroik. Cak i kësaj makinerie vrastare ishte një familje e vetme, por që të krijonte përshtypje se do luftohej me një ushtri të tërë. Ishte familja Jashari ajo që me vigjilencë,po përcillte këto lëvizje dhe rrethimin e hekurt të kullave të tyre.

Tre viganë përballë një force ushtarake dhe makinerie e artilerie të rëndë: Hamza, Ademi dhe Baca Shaban. Pas tyre qëndronin gratë, djemtë dhe vajzat e kësaj familje; mikpritës dhe bujar, por kur e kërkonte atdheu, të guximshëm e të fortë dhe secili nga ta ishte një ushtar. Tri ditë këngë dhe luftë, luftonte një familje me një ushtri të tërë. Ditët e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998 po ndryshonin përgjithnjë rrjedhën e historisë së këtij populli.

Familja Jashari po vuloste me gjakun e saj këtë ndryshim epokash dhe këtë ndrrim shekujsh! Me 5,6 dhe 7 Mars nuk kishte vaje, nuk kishte lot , “ ves as lot s’duronte lëndina, të rënët dhe të gjallêt u bënë tok”! Retë e zeza të cilat kishin mbuluar me shekuj këtë tokë arbërore, filluan t’u lëshonin rrugë rrezeve të diellit, ndërsa balozët e zinj, filluan të binin një nga një! Veprimatria, trimëria, guximi dhe heroizmi I familjes Jashari është një rast i veçantë dhe unikat në botë, i cili kapërcen kufijtë kombëtar të popullit tonë! Kjo familje ka qenë, është dhe do të mbetet legjendë e shqiptarisë.

Legjenda pë ta, vazhdon edhe sot e kësaj dite të mbrojë këtë popull nga apetitet shoveniste të barbarisë serbe, të cilët ënderrojnë çdo ditë t’i vërsulen Kosovës. Por, sa herë kthejnë kokën pas, vazhdon t’u shfaqet përpara: Legjendari sypatrembur dhe familja e tij! Kjo është legjenda më e re në historinë e këtij populli dhe ky është Legjendari, që vazhdon të jetë udhërrëfyes, në rrugën tonë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Sot nga ai vend dhe ato kulla, vazhdojnë t’a marrin bekimin i madh e i vogël, plak e i ri, sepse, nga aty fillon gjithçka, nga aty nis jeta, e tashmja dhe e ardhmëja e këtij populli! Lavdi e përjetshme Kryetrimit Legjendar dhe Familjes së tij! 5 Mars 2022

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …