leoni

Elvira Bajraktari, sportistja e vitit 2022 në Skenderaj

Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Skenderajt, ka shpallur sportistët më të mirë për vitin 2022, me një ceremoni të organizuar, ku ishin të ftuar dhe pranishëm sportistë, udhëheqës klubesh, veteranë të sportit dhe mysafirë të tjerë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se ambasadorët më të mirë të shtetit tonë, janë sportistët, ndaj të cilëve, siç vazhdoi kreu i Skenderajt, Komuna do të jetë gjithmonë përkrah tyre duke i mbështetur në garat që ata marrin pjesë. Edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha, duke i përgëzuar të gjithë sportistët e komunës së Skenderajt, theksoi rritjen e përkrahjes nga ana e Komunës, për sportin në përgjithësi. Kësisoj, sipas komisionit për zgjedhjen e sportistit të vitit në komunën e Skenderajt, epiteti i më të mirit për vitin 2022, i takoi volejbollistes Elvira Bajraktari, nga Klubi i Volejbollit “Skenderaj”, skuadër kjo që arriti t’i sjell qytetit tonë Kupën e Federatës së Volejbollit. Çmimin e vendit të parë e ndau kryetari i Komunës, Fadil Nura. Klubi më i mirë u shpall KV “Skenderaj”, kurse trajneri më i mirë u shpall Ylli Kadriu, kryetrajner i KV “Skenderaj”, kurse çmimet i ndau nënkryetari Sami Lushtaku. Me mirënjohje për kontribut sportiv, u nderuan: Faton Çitaku KF “Përparimi”, Melisa Sejdiu nga Klubi i Gjimnastikës “Skenderaj”, Anila Thaçi e Arbesa Qerimi nga Klubi i Mundjes “Rinia e Skenderajt”, Arbor Shatri, Marigona Dajaku nga Klubi i Shenjtarisë dhe Shigjetarisë “Përroi i Keq”, Ridon Dervishi KF “Runik United”, Arjanit Ademi, Diella Musliu KB “Sfera”, Leart Kerolli nga Shkolla e Futbollit “Bashkimi”, Bujar Jashari KV “Drenica”, Vlera Beqa KP “Shpresa”, Arif Makolli KN “Dielli”, Ermal Veliqi KF “Drenica” dhe Drilon Haxhijaj Klubi i Futsallit “Drenica Tradita Skenderaj”. Në mesin e mirënjohjeve, ishte edhe ajo post-mortem, e cila ishte dedikuar për të ndjerin Beqir Qerimi, i cili një jetë të tërë ia kishte kushtuar sportit drenicas. Me mirënjohje u nderuan edhe veteranët e sportit, derisa u veçuan profesorët Xhafer Murtezaj, Emin Murtezaj si dhe Ylber Vojvoda.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …