Mbyllja e Shtëpisë së Kulturës, në Preshevë u bë me ndërhyrjen e pushtetarëve të Beogradit

Emërtimi, “Kosova Lindore” u pengon serbëve dhe vasalëve shqiptarë

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje deklaratave të djeshme të zyrtarëve të Kosovës gjatë përurimit të autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, Ato janë ankuar që në këtë aktivitet për gazetarët serbë ka munguar përkthimi, ndërkohë që i kanë vënë theks deklaratave ku zyrtarët Preshevën e kanë quajtur Kosovë Lindore. Dy zyrtarët, Lutfi Haziri dhe Pal Lekaj e kanë përdorur sintagmën “Kosova Lindore”, por sipas medieve në gjuhën serbe këtë e ka bërë edhe Ramush Haradinaj. Është paradoksal fakti se partitë politike në këtë pjesë të Kosovës, kanë në përdorim emërtimin serb, “ Presevska  Dolina”, që të të thotë “Lugina e Preshevës”, e cila gjeografikisht nuk përfshin disa nga fshatrat e Bujanocit dhe përjashton tërësisht komunën shqiptare të Medvegjes, nga ku pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë dëbuar dhunshëm, ose kanë ikur nga frika e ushtrisë e Policisë serbe para gjatë dhe pas luftës së UÇK-së dhe UÇPMB-së. Ruajtja e këtij togfjalëshi në Radion-Kosova e Lirë shpeshherë ka nxitur reagime të disa portaleve rajonale, në gjuhën shqipe. Asnjë nga këto portale nuk ka pranuar ta botojë shkrimin, “Emërtimi serb, Lugina e Preshevës,  (Presevska Dolina) përjashton Kosovën Lindore”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …