Deputetja nga Partia e Re Demokratike, Emilija Redzepi, është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e IX-të. Ajo ka falënderuar të gjithë deputetët që e votuan dhe e mbështetën, duke përmendur veçanërisht 48 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe 13 të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në mes të falënderimeve, Redzepi ka përmendur edhe deputetët që nuk e votuan, duke përfshirë ata nga PDK-ja, AAK-ja, Lista Serbe, si dhe Duda Baljen dhe Adem Hodzhën, duke e shprehur këtë me një dozë cinizmi. Deputetja gjithashtu ka falënderuar publikisht për mbështetje përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë, duke përmendur Fikrim Damkën dhe Fidan Brina Jiltin nga komuniteti turk, Rasim Demirin nga komuniteti boshnjak, Elbert Krasniqin dhe Veton Berishin nga komuniteti egjiptian, Albert Kinollin nga komuniteti rom, Nenad Rašiqin nga komuniteti serb dhe Artan Aslanin nga komuniteti ashkali.
