Emmanuel Macron dhe Angela Merkel i bëjnë thirrje Rusisë që t'i tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

Emmanuel Macron dhe Angela Merkel i bëjnë thirrje Rusisë që t’i tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

Kryetari francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i shprehën sot mbështetjen e tyre kryetarit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe i bënë thirrje Rusisë të tërheqë trupat e saj në kufirin me Ukrainën, me qëllim uljen e tensioneve në një kontekst shumë të paqëndrueshëm. Të tre liderët ndanë, gjatë një videokonference, “shqetësimet e tyre në lidhje me rritjen në numër të trupave ruse në kufirin me Ukrainën” dhe bënë thirrje për një tërheqje të “këtyre përforcimeve në mënyrë që të arrihet ulje e tensioneve”, sipas një deklarate nga Kancelaria gjermane. Prej disa javësh, përplasjet janë rritur midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë në Donbass, ndërsa dhjetëra mijëra ushtarë rusë janë vendosur në kufi, duke ngritur frikën e një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …