Energjia dhe minierat mundësi unike për investitorët e huaj

Kosova, mban vendin e pestë në Evropë për posedim të rezervave të linjitit. Këto rezerva  përfaqësojnë një prej faktorëve më të rëndësishëm për gjenerimin e energjisë, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj-Gashi, në hapje të Forumit  Ekonomik  Kosovë –Greqi me temë “Bashkëpunimi Ekonomik Sfidat dhe Perspektivat”, duke shtuar se Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar projekte të mëdha lidhur me eksploatimin e ri të linjitit, të cilat ofrojnë mundësi unike për kompanitë e interesuara për investim në sektorët e energjisë dhe minierave. Ajo me tej tha se aseti i rëndësishëm siç janë minierat e Trepçës janë vendburimet polimetalore më të njohura në Evropë për nga madhësia dhe janë konsideruar më tërheqëset nga shumëllojshmëria e mineraleve dhe bukuritë kristalore që ka ky vendburim.

“Si Qeveri, jemi të bindur se Trepça do të paraqesë një prej atraksioneve më të mëdha në Kosovë për të investuar në një të ardhme shumë të afërt. Kosova ka 11 Zona të Interesit që përfshijnë kryesisht zona të pasura me resurse minerare. Investimet potenciale në këto zona, do të mund të bëhen tashmë lehtësisht nga investitorë kredibil nëpërmjet Ligjit për Investime Strategjike, i cili mëton krijimin e lehtësirave për kompanitë e mëdha që duan të sjellin kapitalin e tyre investues në Kosovë”, ka pohuar zëvendësministrja e Zogaj-Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …