Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj i dërgoi letër Autoritetit të Medias Audiovizive dhe KQZ-së që të mos e lejojnë më përdorimin e logos së PD-së

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i ka dërguar  letër Autoritetit të Medias Audiovizive dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e lejojnë më përdorimin e logos së PD-së. Në një shkresë të drejtuar institucioneve, drejtoresha e komunikimit të fushatës së kandidatit për bashkinë Tiranë, Mirela Karabina tha sot se PD i bën thirrje institucioneve shqiptare të të marrin masa për zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe të ndalojnë përdorimin e emrit të PD, logos dhe simboleve nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Duke shënjestruar kështu kryedemokratin Sali Berisha dhe mediave që i referohen atij si kryetar të Partisë Demokratike. Pavarësisht qartësisë së prodhuar nga institucionet e cituara më lartë konstatojmë se disa media audiovizive me frekuencë kombëtare në raportimet e tyre lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, i referohen deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, si “Kryetar i Partisë Demokratike”, “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit” “Fraksioni i rithemelimit në Partinë Demokratike,”- thuhet në ankesë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …