Ramush Haradinaj, uroi togerin e FSK-së, Mendim Muçiqi për diplomimin e tij në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”

Ramush Haradinaj, uroi togerin e FSK-së, Mendim Muçiqi për diplomimin e tij në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar togerin e FSK-së, Mendim Muçiqi për diplomimin e tij në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”, në Britaninë e Madhe. Haradinaj tha se e gjithë kjo përgatitje e oficerëve dhe nënoficerëve është falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve. Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet ushtarake më prestigjioze”, ka thënë mes tjerash, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …