Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Albin Kurti përfaqëson ekstremizmin e majtë dhe ka dije sipërfaqësore

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar atë si eksponent të së majtës ekstreme dhe me qëndrime të prira drejt anti-amerikanizmit. Hasani theksoi se njohuritë e Kurtit, veçanërisht në fushën e shkencave shoqërore, janë sipërfaqësore dhe shpesh të ngjashme me një “dije wikipedike”. Sipas tij, kjo mungesë thellësie në njohuri po e shtyn Kurtin drejt deklaratave të pamatura, të cilat i shkaktojnë probleme Kosovës në raport me partnerët perëndimorë. “Kurrë s’kam pasur dyshim që zotri Kurti është eksponenti i të majtës ekstreme në universin shqiptar, jo vetëm në Kosovë.  Ai shtoi se qarqet e majtiste ekstreme në Prishtinë, me Kurtin në krye, kanë marrë pushtetin dhe se mënyra e tyre e qasjes ndaj Perëndimit rrezikon pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon shërbimet pas mbylljes së qeverisë federale në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se, për shkak të mbylljes së …