Brickos

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Asociacioni i komunave serbe, krijon autonomi politiko-territoriale me kompetenca të theksuara shtetërore

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se draft-statuti i hartuar prej Perëndimit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, krijon autonomi politiko-territoriale me kompetenca të theksuara shtetërore.  Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se nuk do të thotë që dokumenti bëhet kushtetues vetëm pse mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Profesor, Enver Hasani  ka deklaruar ke këtë rast se projektet  për Asociacionin do të duhej të ishin në përputhje me aktgjykimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo drafti aktual nuk e ka marrë atë fare për bazë, duke e përjashtuar nga preambula.  Fakti që shkon në Gjykatën Kushtetuese nuk do të thotë që është kushtetues, për shkak se, për të qenë kushtetues, në statut do të duhej ta kishte si bazë aktgjykimin e vitit 2015, jo Rezolutën 1244, dhe përveç rezolutës, të citohet në preambulë, dhe më vonë në tekst, Karta Evropiane, në mënyrë fiktive, komplet fiktive. Ato nene kanë të bëjmë me autonomi me komunat, me pushtetin lokal dhe jo me politikat ekonomiko-territoriale që i rregullon statuti aty. Për të qenë sipas Kushtetutës, do të duhej ta kishte parametër aktgjykimin e vitit 2015. Ai aktgjykim është eliminuar, nuk ekziston në preambulën e statutit. Prandaj, gjykata nuk ka kompetencë të bëjë vlerësimin e përmbajtjes, kushtetutshmërisë së statutit të një entiteti tjetër, jashtë atij që ekziston në Kushtetutë, ka thënë mes tjerash, profesori, Enver Hasani

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …