Enver Hasani

Enver Hasani: Tërheqja e kërkesës nga Osmani, shkelje flagrante e Kushtetutës

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani për tërheqjen e kërkesës së saj nga Kushtetuesja, duke e quajtur veprimin djallëzor dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Në një intervistë për KosovaPress, Hasani tha se qëllimi i presidentes është bllokimi dhe paralizimi i vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet të marrë një vendim deri më 8 gusht për krizën rreth moskonstituimit të Kuvendit. Ai i cilësoi arsyetimet e Osmanit për gjyqtarin Radomir Laban si pretekst dhe një njollë për institucionin e Presidentit, duke theksuar se Kushtetuesja ka mekanizma për të tejkaluar situata të tilla dhe nuk duhet të nënshtrohet shantazheve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …