Jonas Westerlund: Udhëheqësit politikë të mos i referojnë çdo çështje Kushtetueses

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet të jenë më të guximshëm dhe të marrin vendime, në vend që t’i referojnë të gjitha çështjet Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se është e rëndësishme që ata që janë përgjegjës për mbrojtjen e Kushtetutës ta marrin rolin dhe përgjegjësinë e tyre seriozisht, sidomos në momente të rëndësishme për funksionimin demokratik të shtetit. Ai theksoi se ndonëse duhet pritur vendimi i Kushtetueses deri më 8 gusht, Kosova ka nevojë për qartësi kushtetuese dhe udhëheqje të vendosur.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …