Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: “Ju flet Kosova e Lirë…”

“Ju flet Kosova e Lirë…” 🇦🇱
Ky zë, që më 4 janar u dëgjua në çdo shtëpi shqiptare para 27 vitesh, u bë frymëmarrje shprese në ditët më të errëta të luftës. Radio Kosova e Lirë nuk ishte vetëm medium informimi, por zë i rezistencës, i guximit dhe i besimit në liri. Me të kemi kaluar net pa gjumë, kemi ndjerë dhimbjen e humbjeve dhe gëzimin e fitoreve të UÇK-së.
Mirënjohje e përjetshme për gazetarët-luftëtarë dhe ekipin e guximshëm të Radios Kosova e Lirë dhe Kosovapress-it, që me rrezik jete mbajtën gjallë moralin e popullit.
Mos u ndaltë kurrë zëri i Kosovës së Lirë. 🇽🇰

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: SHKRIM JUBILAR – 27 VJET RADIO “KOSOVA E LIRË” (94.2 FM)

Më 4 janar 1999, në ditë të errëta për Kosovën, u ndez një zë që …