Enver Hoxhaj ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz

Enver Hoxhaj ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në vizitën zyrtare që është duke zhvilluar në Austri, gjatë ditës së sotme ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, ku temë e bisedës ka qenë procesi i liberalizimit të vizave. Në turneun evropian të ditëve të fundit për të lobuar për heqjen e vizave, Hoxhaj ka ndarë me homologun austriak shqetësimin dhe njëherësh përkrahjen e palës austriake për ta përfunduar këtë proces sa më parë. Temë diskutimi, ka qenë edhe raporti bilateral e veçmas bashkëpunimi më i mirë ekonomik. Kryediplomati austriak, ka thënë se Austria është një mbështetëse e madhe e Kosovës. Kjo shprehet edhe nëpërmjet lidhjeve tona shoqërore që ne kemi. Shpresoj që në të ardhmen shkëmbimi politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë të zgjerohet edhe më tutje” ka thënë Kurz.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …