Brickos

Republika e Kroacisë e vendosur për të përkrahur Kosovën drejt Integrimit në BE

Republika e Kroacisë e vendosur për të përkrahur Kosovën drejt Integrimit në BE

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim njoftues Ambasadoren Kroate në Kosovë, Marija Kapitanović, e shoqëruar nga Zëvendës Ambasadori dhe Sekretari i Dytë, përgjegjës për çështje politike, ekonomike dhe kulturore, Zlatko Vnučec. Ministrja Hoxha, falënderoi Ambasadoren Kapitanović, për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada dhe shteti mik i Kroacisë në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë, në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit. Ambasadorja Kapitanović, shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Kroat për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në procesin e integrimit evropian, duke vlerësuar lartë punën e Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces. “Integrimi në Bashkimin Evropian është e vetmja rrugë për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Kroacisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë me praktikat e mira të shtetit Kroat si dhe përkrahje për sektorin e drejtësisë” shtoi më tej, Ambasadorja Kapitanović.

Në takim, Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadoren Kapitanović për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Kroacisë në Kosovë, njёherit shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …