Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Më 28 dhjetor ndodh ndryshimi, qeverinë e re do ta udhëheqë PDK-ja

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur besim të madh se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë forca udhëheqëse e qeverisë së re. Atmosfera politike po krijon terren për një ndryshim të madh elektoral. Sipas Hoxhajt, fushata sapo ka nisur, por entuziazmi dhe gatishmëria e elektoratit për të dëgjuar programin e PDK-së po rriten dukshëm. “Nuk dua të them se po ndodh një përmbysje e papritur, por ka parakushte dhe një disponim të qartë për të pranuar mesazhin tonë,” tha ai. Prezantimi i platformës qeverisëse të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, dhe angazhimi i kandidatëve për deputetë në terren do të jenë elementet që, sipas tij, do ta forcojnë edhe më tej mbështetjen për PDK-në. “Jam i bindur që ndryshimi politik më 28 dhjetor do të ndodhë. Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga PDK-ja, në bashkëpunim me partitë që sot janë në opozitë,” deklaroi ai. Sipas tij, ky konfigurim i ri politik do të sjellë stabilitet dhe një qasje të re në qeverisje pas një viti të mbushur me tensione dhe zhvillime të papritura në skenën politike të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, fton shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 13 dhjetorit në Shkup

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se po përgatitet për protestën e …