Brickos

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nuk mund të ketë njohje të ndërsjellë derisa Albin Kurti nuk dëshiron dialog serioz e as marrëveshje me Serbinë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk do të arrijë një marrëveshje të ndërsjellë me Serbinë derisa Kurti nuk është i interesuar për dialog serioz dhe as për marrëveshje. Ai ka thënë se vizita e dhe mbështetja amerikane për Kosovën janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme me njohje të ndërsjellë.  Një mbështetje e tillë është vendimtare meqë Serbia ishte dhe është kundër një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë.  Kosova nuk do të arrijë këtë marrëveshje, për sa kohë që Albin Kurti nuk është i interesuar as për dialog serioz dhe as për marrëveshje, por është vetëm i interesuar për një simulim të “dialogut” gjatë vitit 2023 sikurse ishte vitin e kaluar!”, ka saktësuar Enver  Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …