William Walker

William Walker: Librin për Reçakun po e shkruaj para se të shkoj në botën tjetër

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se “librin për Masakrën e Reçakut po e shkruaj dhe po provoj ta përfundoj para se të shkoj në botën tjetër”. Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për botimin e librit. “Qenka interesante, s’paskam dëgjuar”, ka thënë Walkeri kur është pyetur për ndarjen e këtyre fondeve, derisa shtuar se do të niset për në Kosovë për të marrë pjesë në datën përkujtimore të 15 janarit për Masakrën e Reçakut. “Do të jetë një libër i vetëm, përshkrime të përjetimeve të mia të ngjarjeve në Reçak, të atij krimi. Do të jetë një përmbledhje e asaj”, ka thënë Walker. Në lidhje me rëndësinë e botimit të këtij libri, William Walker, ka kujtuar se masakra e Reçakut ishte pikëkthesa historike e cila lëvizi tërë Aleancën e Atlantikut të Veriut për të ndërhyrë në Kosovë kundër regjimit gjenocidial të Sllobodan Millosheviqit. “Rëndësia është se Kosova është një shtet i ri në qendër të Evropës dhe nuk mendoj se do ishte bërë ashtu siç u bë nëse masakra e Reçakut nuk do të kishte ndodhur dhe reagimi ndërkombëtar të mos kishte qenë ai që ishte, aq fuqishëm. Solli luftën e NATO-s, që mendoj që askush atë kohë po e mendonte, e cila erdhi më së shumti si rezultat i reagimit pas masakrës së Reçakut”. “Mendoj se Qeveria në Kosovë dhe njerëzit që kam takuar gjatë 23 viteve gjithmonë më kanë pyetur se a do të shkruani libër për këtë ngjarje të rëndësishme, dhe pikërisht këtë po e bëj”, ka thënë Walkeri.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …