Enver Hoxhaj: Partnerët tanë duhet ta kuptojnë se nuk mund të mbesim 20 vjet jashtë OKB-së

Enver Hoxhaj: Partnerët tanë ndërkombëtarë duhet ta kuptojnë se nuk mund të mbesim 20 vjet jashtë OKB-së

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka kritikuar ndërkombëtarët. Thotë se Kosova duhet pranuar në OKB. “Bashkësia ndërkombëtare nuk ka mbërri deri më tash që të ofrojë atë që do të duhej të ofronte në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në OKB’, tha Hoxhaj. “Në duhet të shohim se si të forcojmë ekzistencën tonë sepse nuk mund të shkojë në pafundësi’’, shtoi ai. “Këtu partnerët tanë evropianë e amerikanë duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë se nuk mund të mbesim 20 vjet jashtë OKB-së se nuk mund të vijmë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të bisedojmë për këtë temë”, theksoi Hoxhaj. “Unë mbes në planin A, Pakoja e Ahtisarit, marrëveshjet e Brukselit”, thotë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …