leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Albin Kurti po legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe për arkiva të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Beslimi, i cili sot tha se pala serbe është pajtuar që të hapën arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së. Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se as në ëndrrën e tij më të keqe nuk ka menduar se do ta përjetojë këtë ditë. “As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktimës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe! Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …