Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga qeveria ndaj Amerikës për gazin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për qasjen ndaj administratës Biden. Ai tha se qeveria po refuzon t’u përgjigjet Shteteve të Bashkuara për projektin rajonal të furnizimit me gaz. “Ka një përplasje në heshtje që do të shpërthejë shumë shpejt për çështjen e gazit, unë jam njoftuar drejtpërdrejtë, do të bëhet publike shumë shpejt, nuk ka përgjigje në kërkesën e SHBA-së për prurjen e gazit në Kosovë, që është një politikë strategjike amerikanë për rajon, jo vetëm për Kosovë por për rajon dhe Qeveria e Kosovës i mbanë në stand by. Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive, do të bëhet çështje në Kosovë, patjetër SHBA-ja  ka fonde në Kosovë, ka mjete të dedikuara për Kosovën, ka projekte multi-milionëshe në sektorin e energjisë që pret nga qeveria e Kosovës për të dhënë përgjigje pozitive. Kjo është strategjikisht e gabuar, e tmerrshme si orientim, e pafalshme për Kosovën nëse ndodhë një përplasje e tillë, ose një mos koordinim i tillë.” tha Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës hap rrugën për drejtësi ndaj Serbisë

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit në Kosovë, Andin Ukshin Hoti ka deklaruar se …